Historia e çorapeve shumëngjyrëshe të George H.W Bush
Ish-presidenti, George H.W. Bush nuk ishte i njohur për sensin e tij të modës derisa ishte në detyrë, por e ndryshoi atë më vonë.
Presidenti i 41-të, i cili vdiq të premten, kishte dëshirë për të veshur çorape interesante gjatë viteve të fundit duke zgjedhur modele të guximshme dhe ngjyra të ndezura për të gjallëruar kostumet e tij.
Që kur filloi të përdorte një karrocë me rrota në vitet e tij të mëvonshme, këmbët e ish-presidentit ishin në qendër të vëmendje në ngjarjet publike.
“Më pëlqejnë çorapët shumëngjyrësh. Unë jam një njeri i çorapeve”, i tha mbesës së tij. Jenna Bush Hager, gjatë një shou në 2012.
Çorapët e tij u bënë një temë e bisedës së vizitorëve të tij, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton kur demokrati vizitoi republikanin në qershor.
Bush pati publikuar një foto që tregon se kishte veshur një palë çorape me fytyrën e Clintonit kur pasuesi i tij e vizitoi atë.
“Vizitë speciale sot nga një mik të madh – dhe tani, një autor bestseller. Për fat të mirë unë kisha një palë çorape të pastra me fytyrën e Bill Clinton për të shënuar këtë rast”, shkroi ai.
Dashuria e tij për çorapët çoi edhe në lidhje të tij me disa kompani çorapësh, duke përfshirë edhe me një sipërmarrës që kishte sindromin Doën, i cili hapi kompaninë e tij të çorapëve.
John Cronin, bashkëthemeluesi i kpmanisë të çorapëve “ John’s Crazy”, i dërgoi Bushit një kuti me çorape dhe ish-presidenti veshi një palë të tillë në Ditën e Sindromit Down.
Dhe kjo nuk ishte e vetmja herë kur ish-presidenti i kërkoi Cronin ta veshte me çorape.
Në prill, kur vdiq gruaja e tij Barbara, Bush thuhet se kishte kontaktuar me John Cocking Socks për të parë nëse kishin ndonjë palë çorape që mund t’i vishte në funeralin e saj.
Ai do të vazhdojë traditën e dërgimit të mesazheve me çorapët e tij edhe në udhëtimin e tij të fundit gjithashtu.
Zëdhënësi i Bushit, Jim McGrath, publikoi një fotografi të hënën që tregonte çorapët që Bush do t’i vesh kur të shkojë në amshim, të cilët përmbajnë aeroplanë që fluturojnë në formacion, transmeton klankosova.
“Presidenti i 42-të do të shkojë në amshim i veshur me çorape që i atribuojnë shërbimin e tij duke filluar si një marins 18 vjeçar i luftës. Këtë trashëgimi tani do ta mbartin burra dhe gra trime në bordin @CVN77_GHWB duke kujtuar presidenti e 41-të”, në një postim të tij. /FaktePlus