Hiqen shiritat nga oborri i Infektivës
Polica largon shiritat nga oborri i Klinikës Infektive
Policia e Kosovës ka larguar shiritat që ishin vendosur për të rrethuar oborrin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Që nga mëngjesi i sotëm, oborri i Infektivës ka qenë i rrethuar me shirita të policisë, për të ndaluar hyrje-daljet e personave të paautorizuar.
Përveç policisë, në hapësirat e QKUK-së kanë qëndruar edhe prokurori dhe hetuesit.
Ndërkohë atje ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj nuk e ka folur asnjë fjalë për ngjarjet e fundit në QKUK. Ai ka thënë se më vonë do të deklarohet.
Brenda 24 orëve të fundit, në QKUK kanë vdekur 12 pacientë të infektuar me virusin COVID-19