Hidhet poshtë padia e Trumpit në Pennsylvania
Gjykatësi, Matthe] Brann ka thënë se padia, që është bazuar në pretendime për parregullsi, ka qenë “pa meritë”, raporton BBC.
Ky vendim hap rrugën për Pennsylvanian që javën e ardhshme ta certifikojë Joe Bidenin si fitues në këtë shtet. Ai kryeson me më tepër se 80 mijë vota në Pennsylvania.
Kjo ishte goditja e radhës që ka marrë Donald Trump, i cili po mundohet të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve te 3 nëntorit.
Ai ka refuzuar ta pranojë humbjen dhe ka bërë akuza për mashtrime të mëdha në zgjedhje, pa ofruar fakte.
Fushata Trump ka humbur një sërë gjyqesh që kundërshtojnë rezultatet nga zgjedhjet.
Sipas projeksioneve Bideni ka mposhtur Trumpin në vota elektorale me 306:232.