Helikopteri përplaset me ndërtesën 54-katëshe në New York
Dëshmitarët në vendngjarje treguan se dëgjuan një shpërthim që vinte nga maja e qiellgërvishtësit dhe iu trembën një sulmi të mundshëm terrorist të ngjashëm me atë të 11 shtatorit. Përplasja e helikopterit shkaktoi një zjarr të madh në çatinë e qiellgërvishtësit, i cili më pas u vu në kontroll nga forcat e shumta zjarrfikëse.
Autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e shkaqeve të këtij aksidenti, por dyshohet se piloti ka tentuar të bëjë një ulje të detyruar në ndërtesë për shkak të një defekti.