Haziri: VV ka mbet kamp politik pa partner
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për shkaqet që e quan LDK-në që të nisë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
‘’Pse LDK nuk e pranoj politiken një hap para tre prapa. Një hap para për qëllime politike me nënshkrimin VV-LDK marrëveshja, dhe votimi i Qeverisë më 3 shkurt. Në momentin që kemi pa që Kurti ka fillu të udhëheq me tre hapa mbrapa nuk kemi mund të lejojmë të jemi pjesë e kësaj politike. Hapi i parë prishja e raporteve me SHBA-të. Hapi i dytë prapa raportet politke brenda Kosovës, raportet me partnerin e vet. Besoj se do të mbesim partner i tyre edhe në të ardhmen. Me Vetëvendosjen janë dëmtu marrëdhëniet deri në mosbesim. VV ka mbet kamp politik pa partner’’, tha Haziri.