Haziri për qeverinë e re: Është koalicion i zorit, nuk kemi zgjidhje
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni me AAK-në, Nismën e pakicat është koalicion i zorit.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka treguar nëse koalicioni i mundshëm me AAK, Nismën dhe pakicat do të jetë një koalicion i zorit.
“LDK është e vetmja parti që arrin të sigurojë të ketë shumicën sot. PDK-ja nuk ka partnerë. E vetmja parti që e përballon këtë shumicë është LDK-ja. Ne mund të ndërtojmë qeverinë. Është koalicion i zorit, nuk kemi zgjidhje”, ka thënë Haziri