Haziri jep detaje për rastin e ri me Covid-19 në Gjilan
Një rast i ri me koronavirus është shënuar sonte në Gjilan.
Pas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, ka reaguar kryetari i Komunës Lutfi Haziri i cili ka dhënë detaje për rastin.
Haziri ka shpjeguar se bëhet fjalë për një bashkatdhetar i cili kishte planifikuar që nesër të nisej për Zvicër.
Paraprakisht ai kishte kërkuar të testohej, me ç’rast doli pozitiv.
Në Gjilan aktualisht janë 21 raste aktive me koronavirus, derisa 10 të tjerë janë shëruar.
Njoftimi i plotë: