Haziri i përgjigjet Konjufcës: Je kryeparlamentar deri në marrëveshjen LDK-VV
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca sot ka deklaruar se ‘nuk është koha e dorëheqjeve por e emërimeve’.
E, për këtë, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka folur Lutfi Haziri, nënkryetar i kësaj partie.
Haziri ka thënë se Konjufca mbetet kryetar i Kuvendit të Kosovës, deri në arritjen e marrëveshjes VV-LDK.
“Sa i përket qëndrimeve të funksionarëve politikë, është çështje e marrëveshjes. Nuk kemi laku emra të askujt, që na pengon. VV e ruan të drejtën e autorësisë për nominime, ashtu sikur LDK që ruan të drejtën ekskluzive sepse kryetari Mustafa, ruan të drejtën për nominime. Deri në marrëveshje zoti Konjufca është kryetar i Kuvendit dhe ne e respektojmë”, ka thënë Haziri./FaktePlus