Haziri flet për FaktePlus, tregon çfarë diskutuan me Dardan Molliqajn
Gjatë ditës së sotme nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është takuar në një nga lokalet e kryeqytetit me deputetin e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj.
Haziri për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus ka thënë se takimi me deputetin e PSD-së ka qenë i rastësishëm dhe asgjë me rëndësi.
“Nuk ka pasur asgjë…takim rasti”, ka thënë Haziri për FaktePlus.
Ai ka theksuar se takimet mes LDK-së dhe PSD-së janë duke u zhvilluar në nivel kryetarësh.
“Takimet me Partinë Socialdemokrate të Kosovës janë në nivel liderësh Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti. Nuk ka nevojë për forma tjera”, ka thënë Haziri.
Gjatë ditës u raportua se Haziri e Molliqaj janë takuar për të shqyrtuar mundësinë e një bashkëpunimi mes dy partive për zgjedhjet e parakohshme. /FaktePlus