Haziri: E ardhura nga Zvicra me Covid-19 nuk pati kontakt me persona tjerë
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se numr i të prekurve me Covid-19 në këtë qytet ka shkuar në 16.
Ai pas takimit që pati sot me kryetarët e komunave të lindjes në vend, tregoi edhe për gjendjen e saj shëndetësore.
“E prekura me koronavirus kishte qenë tek djali i saj në Zvicër. Pas ardhjes në Kosovë gjatë qëndrimit në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë ka marrë rezultat pozitiv me Covid-19”.
“Unë kam biseduar mbrëmë me të nuk ka shumë simptoma. Nuk ka vend për shqetësime ajo nuk ka pasë asnjë lloj kontakti me ndonjë person tjetër”, ka thënë Haziri