Haxhiu: Tokat e ujitura dikur me gjakun e dëshmorëve, sot do të ujiten përmes Pendës së Kuqicës, që do të realizohet nga Bekim Jashari
Kryetari aktual i Skenderajt, njëherit edhe kandidat për kryetar të kësaj komune, Bekim Jashari ka vendosur sot gurëthemelin e poligonit sportiv në Kuqicë.
Ai para qytetarëve ka folur për këtë projekt duke thënë se ky vend do të jetë vend atraktiv për ta.
Kurse, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu që ishte i pranishëm në inaugurim e vendosjes së gurthemelit të poligonit, ka thënë folur mbi realizmin e projektit të Pendës së Drenicës.
“Tokat e ujitura dikur me gjakun e dëshmorëve, sot do të ujiten përmes Pendës së Kuqicës, që do të realizohet nga Bekim Jashari”, ka thënë ai.
Në këtë video mund të shihen deklaratat e plota dhe vendosjen e gurëthemelit në poligonin sportiv në Kuqicë.