Haxhiu thotë se rritja e ministrive nuk e fuqizon Listën Serbe
Sipas kësaj marrëveshjeje, VV ia ka ofruar edhe një ministri më shumë LDK-së.
Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike duke komentuar këtë ofertë thanë se subjekti i parë që përfiton nga kjo është Lista Serbe.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e VV-së Albulena Haxhiu. E propozuara për ministre të drejtësisë, ka thënë se se rritja e ministrive nuk e fuqizon Listën Serbe. Ajo ka cituar edhe një nen të Kushtetutës së Kosovës.
Ky është postimi i saj i plotë:
Të thuash që propozimi për rritje të ministrive fuqizon Listen serbe sepse kinse jemi të detyruar t’ia japim dy ministri, është i pasaktë pra nuk qëndron.
Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë, nenin përkatës e gjeni në vijim:
3. Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë.
Pra është në diskrecion të Kryeministrit se cilin përfaqësues të komuniteteve e propozon Ministër.
Propagandat dhe deklaratat e pavërteta kundrejt Lëvizjes asnjëherë nuk na kanë dëmtuar mirëpo nuk është korrekte para qytetarëve të thuhet qëndrime të pasakta