Haxhiu – Thaçit: Një paralajmërim i tillë tregon se po përgaditet një marrëveshje e keqe për Kosovën
Pas paralajmërimit të Presidentit Thaçi për ta formuar një Qeveri të rë në shërbim të qytetarëve dhe për ta luftuar coronavirusin, reagon Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu tha se Presidenti i partive PLAN, bëri paralajmërime jokushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe heqjen e reciprocitetit ku do e dëmtoj edhe më shumë pozicionin e Kosovës..
Haxhiu thekson se një paralajmërim i tillë tregon se po përgaditet një marrëveshje e keqe.
Postimi i plotë:
Presidenti i partive PLAN, bëri paralajmërime që do të ndërmarrë veprime jokushtetuese për formimin e Qeverisë si dhe paraqiti hapur qëndrimin për heqje të reciprocitetit duke e dëmtuar e rënduar edhe më shumë pozicionin e Kosovës. Kosova dhe qytetarët ia kanë parë sherrin këtij njeriu i cili është në gjendje të bëj gjithçka për hir të vetvetes!
Qëndrimi i tillë është paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin dhe e gjithë kjo paraprakisht përmes një plani të keq me qëllim të shkeljes dhe përmbysjes së vullnetit të qytetarëve.
400 mijë vota ndër të tjera kanë qenë edhe për reciprocitet me Serbinë dhe kjo konjukturë dëshiron të shkelë vullnetin, Kushtetutën e vendit dhe të mos pyes sërish se çfarë mendon qytetari.