Haxhiu: Qeveria Kurti kundërligjshëm paska ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar në veri
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Kurtit, i cili ka ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar në veri.
Ajo theksoi se për herë të parë Qeveria Haradinaj, para 2 viteve e kishte ndalur praktikën e dëmshme ku qytetarëve të Republikës së Kosovës iu ngarkohej në faturë pagesa shtesë për rrymën e shpenzuar në veri, ndërsa Kurti në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar në veri.
“Qeveria Kurti ka ndarë 15 milionë euro për rrymën e pa paguar të serbëve ne veri, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, vendim ky i vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesave të shumta nga Avokati i Popullit, I cili vazhdimisht në raportet e tij, e theksonte këtë si shkelje të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Haxhiu.
Pyetja ime për Albin Kurtin është: A është edhe kjo një marrëveshje e radhës e fsheftë me Listën Serbe?