Haxhiu, presidentit Thaçi: Jeni në shpërputhje me Kushtetutën
Kryetarët e tri partive politike, LDK, PDK e AAK, si dhe përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, janë mbledhur për takim me presidentin Hashim Thaçi për t’u konsultuar për formimin e qeverisë së re.
Haxhiu ka thënë se se Lëvizja Vetëvendosje e ka parë me shqetësim qasjen e Presidentit të Kosovës në raport me procedurat për formimin e qeverisë së re.
Haxhiu i ka kërkuar presidentit Thaçi që ta respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Me këtë urgjencë do duhej të luftonim pandeminë, por po duket se nuk jeni të interesuar, prandaj si president nuk ishit në takimin e ftuar nga Kurti. Siç duket jeni bërë bashkë për të dalë kundër LVV-së. Unë kam parë me shqetësim qëndrimin tuaj gjatë gjithë këtyre ditëve dhe kushtetua e rendi kushtetues janë mbi interesat e partive politike”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka deklaruar se “ky takim është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me aktgjykimin e kushtetueses”.
“Sepse presidenti mund të konsultohet vetëm me partinë ose koalicionin fitues të zgjedhjeve. Pra ky format është jo kushtetues sepse e thotë edhe Kushtetuta dhe aktgjykimi i kushtetue