Haxhiu: Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë
Ministrja e Drejtësisë ka komentuar konferencën e sontme të Presidentit Thaçi rreth vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes – që sipas Thaçit është vendim antikushtetues.
Haxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook tha se Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë.
Ai që ka përdhosur Kushtetutën pothuajse në secilin NEN të saj, del e flet për Kushtetutën!
Sipas asaj që kuptova, Presidenti do që qytetarët të futen në konflikt me policinë. Ai bëri thirrje për anarki.
Kjo është e papranueshme e sidomos kur kjo vjen nga Presidenti. Ky President duhet të largohet.
Vendimi është i ligjshëm dhe në përputhje me masat kufizuese pra kundër përhapjes së virusit corona dhe për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!