Haxhiu për vendimin për pagat e Kabinetit Qeveritar: Mashtruesit e manipulantët shkelën ligjin
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë në lidhje me pagat e Kabinetit Qeveritar duke thënë se me këtë veprim është shkelur ligji. Sipas tij ky vendim i qeverisë Kurti është mashtrim dhe populizëm, dhe për këtë ka dhënë një shpjegim.
” Mashtrim dhe populizëm edhe me vendimin për Pagat e Kabinetit Qeveritar. Albin Kurti, njëjtë si Ramush Haradinaj, kanë shkelur Ligjin me vendimin e pagave për pagat e Kabinetit Qeveritar. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për pagat, i cili është pezulluar nga Gjykata kushtetuese deri më 28 shkurt 2020. Prandaj, ky vendim është mashtrim dhe populizëm, ngase nga data 28.02.2020, me Ligjin e Pagave, paga e kryeminstrit do të jetë me koeficient A2 x239=2151Euo”, ka shkruar Haxhiu në facebook.
Ai tutje ka shkruar edhe për lëvizjen e fotografisë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, ng ambientet e Kuvendit dhe zyreve të ministrave, duke thënë se kjo është e vetmja gjë që qeveria e sapo formuar mund të ofroj, lajme mediatike.
Më poshtë e gjeni të plotë postimin e Haxhiut në facebook: