Haxhiu: Integrimi i Kosovës në BE, NATO dhe OKB mund të arrihet vetëm me Kadri Veselin Kryeminstër
Bekim Haxhiu i cili mbanë numrin 109 në zgjedhjet e përgjithshme nga radhët e PDK-së, ka thënë se Kosova mund të zhvillohet ekonomikisht, integrohet në BE, NATO dhe OKB vetëm më ardhjen e Kadri Veselit Kryeministër.
Ai këto fjalë i bëri gjatë takimit me qytetarët në Skenderaj, në prezantimin e programit politik.
Haxhiu tutje theksoi se luftimi i korrupsionit është prioriteti i PDK-së.
“Mbështetja e madhe e qytetarëve është garantuese për fitoren! Vazdojmë takimet e frytshme me qytetarët e Skënderajt (Abri e poshtme, Kopiliq, Mikushnicë dhe Klinë e Mesme), në prezentimin e programit politik të kryeministrit në ardhje z. Kadri Veseli, i cili ka për qëllim luftën ndaj korrupsionit dhe nepotizmit. Zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe integrimi i saj ne BE, NATO dhe OKB mund të arrihet vetëm me Kadri Veselin Kryeminstër. Faleminderit nga zemra për përkrahjen!”, ka shkruar Haxhiu.