Haxhiu i PDK-së: Bekim Jashari, kryetari i komunës që e menaxhoi më së mirë pandeminë e koronavirusit
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka lavdëruar punën e kryetarit të komunës së Skënderajt, Bekim Haxhiut për menaxhimin e situatës me pandeminë e koronavirusit. Sipas tij po të jepej shpërblim për menaxhim të situatës me pandeminë, ajo do t’i takonte atij.
“Menaxhimi i situatës nga ai dhe stafi i tij, masat e ndermarra dhe thirrja e tij e sinqertë, e njeriut që secili qytetar me admirim e respekt i beson, për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar masat e ndermarra bëri që Skenderaji të këtë vetëm 6 pacientë të infektuar me COVID-19 dhe nga këta pacientë nuk është infektuar asnjë qytetar tjetër”, shkroi Haxhiu në ‘Facebook’.
Sipas Haxhiut, puna e Jasharit po e lartëson edhe më shumë emrin e Adem Jasharit, përcjell FaktePlus.
“Bekim Jashari me punën e tij të shkelqyer, me qeverisje të pastër afër çdo qytetari po e lartëson edhe më shumë emrin e familjes legjendare Jashari”, vazhdoi tutje.
Shkrimi i plotë:
Nëse do të ndahej shpërblim për menaxhimin efikas të situatës në pandemi dhe jo vetëm, sigurisht që Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharit pa asnjë dilem do t’i takonte vendi i parë.
Menaxhimi i situatës nga ai dhe stafi i tij, masat e ndermarra dhe thirrja e tij e sinqertë, e njeriut që secili qytetar me admirim e respekt i beson, për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar masat e ndermarra bëri që Skenderaji të këtë vetëm 6 pacientë të infektuar me COVID-19 dhe nga këta pacientë nuk është infektuar asnjë qytetar tjetër.
Ai ishte afër stafit shendetësor dhe i mbeshteti ata që në fillim të pandemisë.
Ishte afër qytetarëve duke ndihmuar familjet në nevojë, duke dhuruar pako ushqimore e higjienike.
Organizoj në menyrë të shkelqyer pranimin e donacioneve dhe shpërndarjen e tyre tek nevojtarët dhe ky angazhim e besim i qytetarëve ndaj tij bëri që numri i donatorëve të rritej çdo ditë, më shumë se në çdo komunë tjetër.
Pandemia nuk e ndali atë që të vazhdoj me realizimin e projekteve infrastrukturore, rrugë, ujësjellës, kanalizim e projekteve tjera infrastrukturore.
Për 2 muaj pandemie, bashkë me donatorët dhuroi pako ushqimore për mbi 4 mijë familje për dy herë radhazi.
Ai është edhe humanist që ndihmon me buxhetin e tij familjar shumë familje në gjendje të rëndë ekonomike.
Bekim Jashari me punën e tij të shkelqyer, me qeverisje të pastër afër çdo qytetari po e lartëson edhe më shumë emrin e familjes legjendare Jashari .
Të paqim edhe shumë vite Kryetar Bekim Jashari