Haxhiu: Fryma dhe vizioni i Vokrrit u tret
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka komentuar eleminimin e Kombëtares së Kosovës kështu duke akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës.
Haxhiu në një reagim në facebook ka shkruar s FFK do të duhej të jepte llogari për humbjet dhe eliminimin e ekipit të Kosovës në futbooll.
Haxhiu tutje tha se fryma dhe vizioni i Vokrrit u tret.
Reagimi i plotë i Haxhiut:
Maqedonia fiton kundër Gjeorgjisë dhe kualifikohet në Kampionatin Evropian.
Ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës paska publikuar një lajm se kombëtarja e jonë u kthye në stërvitje.
Në vend se të jepnin llogari për eleminimin dhe dështimet e kombëtares sonë, FFK vazhdon thua ti se asgjë nuk ka ndodhur dhe stërvitjet tani janë lajmi kryesor.
Pandev me futbollistët tjerë të kombëtarës së Maqedonisë iu dhanë leksion lojtarëve tonë dhe të Gjeorgjisë se si luftohet për Shtetin që përfaqëson.
P.S.
Fryma dhe vizioni i Vokrrit u tret !
FFK dhe kombëtarja jonë janë bërë për të ardhur keq!