Haxhiu dhe shefja e UNDP-së diskutojnë për projekte të përbashkëta në drejtësi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko.
Haxhiu gjatë këtij takimi ka falënderuar Kombet e Bashkuara për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar deri më tani, derisa e siguroi Suokko se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë këtë bashkëpunim me UNDP-në në shumë projekte tjera të përbashkëta.
Duke folur për rolin e organizatave ndërkombëtare, ajo tha se UNDP mbetet partner shumë i rëndësishëm në bashkërendimin e aktiviteteve në parandalimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative, si dhe forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë theksoi se UNDP-ja mbetet e angazhuar në thellimin e partneritetit me Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht në projektet që kanë të bëjnë me forcimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë.