Haxhiu: Çka i shkaktoi vdekjet e përnjëhershme në QKUK, ku është kryeministri?
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas situatës së fundit në QKUK, ku të paktën katër persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur vetëm pas mesnatës.
Haxhiu ka pyetur se çka i shkatoi këto vdekje dhe se ku është kryeministri Hoti e ministri Zemaj në këtë kohë, përcjell FaktePlus.
“Çfarë po kërkon policia e Kosovës në Kliniken Infektive, pse është numër aq i madh i policëve në oborrin e Klinikës?
Ku është kryeministri Hoti, po ministri Zemaj ka ndodhet?
Përse nuk dalin të na informojnë çfarë po ndodhë?”, ka shkruar ai.
Tutje ka bërë thirrje të lihen takimet nëpër ara e të merret me menaxhimin e pandemisë.
“Lerini takimet nëpër ara e qendra tjera merreni situatën në menaxhim duke ashpërsuar masat sa nuk është bërë shumë vonë”.
Ndryshe FaktePlus ka mësuar se të paktën 4 persona kanë vdekur në QKUK, të cilët ishin të infektuar me COVID-19.
Poashtu mësohet se vdekja e tyre mund të ketë lidhje me prishjen e respiratorëve të cilët i furnizojnë me oksigjen rastet kritike.