Haxhiu: Ata që pengojnë prokurorinë duhet të dalin para drejtësisë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë.
Ajo ka thënë se këto kërcënime duhet të dënohen, përcjell FaktePlus.
Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se kritika ndaj punës së institucioneve të drejtësisë, duhet të shihet si vlerë për të shtuar punën dhe veprimet në ndjekje e dënim të kriminelëve.
Postimi i saj i plotë:
Kërcënimet ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë janë të papranueshme dhe duhet të dënohen.
Ata që tentojnë që përmes veprimeve të paligjshme të pengojnë prokurorinë, duhet të dalin para drejtësisë dhe të dënohen sipas ligjit prandaj edhe i ftojmë institucionet që sa më parë të veprojnë në këtë drejtim.
Në anën tjetër, kritika ndaj punës së institucioneve të drejtësisë, duhet të shihet si vlerë për të shtuar punën dhe veprimet në ndjekje e dënim të kriminelëve./FaktePlus