Haxhi Shala përcaktohet, do të votojë Qeverinë Hoti
Mbrëmë në një vizitë që kam pasur në shtëpinë e Haradinajt, kam ndërruar mendjen, pra, vota ime do të jetë pro qeverisë Hoti.
Deputeti i Nisma-s deri tani ende nuk kishte një qëndrim të qartë nëse do të votojë Qeverinë e Avdullah Hotit, tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës.
Shala pak para se të niste seanca ka thënë se është duke shkuar në seancën e Kuvendit dhe se vota e tij do të varet nga zhvillimet në seancë.
“Jam duke shkuar në seancë. Do ta shoh rrjedhën e seancës. Jo nuk kam një vendim, do ta shikoj një herë rrjedhën”.
“Unë para dy ditëve kam deklaruar se nuk do ta votoj Qeverinë Hoti, për arsye të monopolizimit të partisë Nisma nga dy persona, por mbrëmë në vizitën që kam pasur te Presidentit dhe ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj vota ime do të jetë për Qeverinë Hoti.”, tha ai.
E pak pas këtyre deklaratave Shala është parë i vetëm duke hyrë në objektin e Kuvendin.