Haxhi Avdyli thyen heshtjen zgjedhore
Kandidati për deputet nga radhët e listës së Lëvizjes Vetëvendosje si pjesë e iniciativës së Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli, ka thyer sot heshtjen zgjedhore.
Avdyli në profilin e tij në ‘facebook’ ka publikuar një status brenda të cilit ka përfshirë dy fjalët e sloganit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet të Republikës së Kosovës një gjë e tillë është e ndaluar dhe e dënueshme me gjobë siç e ka përcaktuar PZAP.
“38.1 Shkelja e njërit nga këto nene të Kodit të Sjelljes të paraqitur në këtë Kapitull, në rastet kur këtoshkelje nuk kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë sikurse është përcaktuar nga KZAP-i.
38.2 Shuma e gjobës përcaktohet në bazë të nenit 146 të këtij ligji.
38.3 Shkeljet e Kodit të Sjelljes të përcaktuara nga KZAP-i të cilat kanë tentuar të ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve paraqesin vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në Ligjin për Zgjedhje.