Haxhi Avdyli: Tash e tutje fjalimeve të Abelard Tahirit duhet t’i vendosen shurdhues
Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, propozon që fjalimeve të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri t’i vendosen shurdhes, kjo për shkak të sharjes që ka bërë sot ai në Kuvendin e Kosovës.
Sharjen që e ka bërë në Kuvend deputeti Tahiri, kolegu i tij Haxhi Avdyli e quan gjuhë të rrugaçëve.
Tash e tutje, siç i ka bërë armët me shurdhues, edhe fjalimeve të Abelardit duhet vendosur shurdhuesit që të mos ndotë edhe më shumë ambientin politik”, shkruan Avdyli ndër të tjera, transmeton Gazeta Express.
Reagimi i tij i plotë:
Gjuha e rrugaqëve duhet të sanksionohet në tempullin e demokracisë. Kjo gjuhë kriminale e përdorur nga kryetari i grupit parlamentar të PDK-së nuk flet veq për nervozën dhe hallin e madhë që kanë këta që qytetari i dërgoi në harresë historike, por flet për mendësinë, edukatën dhe mënyrën e tyre të jetesës e veprimtarisë së tyre të përditshme.
Tash e tutje, siç i ka bërë armët me shurdhues, edhe fjalimeve të Abelardit duhet vendosur shurdhuesit që të mos ndotë edhe më shumë ambientin politik.