Havolli që kërcënonte me masa diciplinore të gjithë ata që përfshihen në politikë, vetë promovon LDK-në në Prishtinë
Havolli, në shkrimet e tij në rrjetin social Facebook kujdeset të promovojë LDK’në e Lumir Abdixhikut. Sokol Havolli në foton më poshtë shihet me kryesinë e LDK si dhe kandidatin e LDK për Prishtinën në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Kujtojmë, që Ligji i BQK neni 42, paragrafi 2.3 parasheh diskualifikim dhe shkarkim për anëtarët e Bordit Ekzekutiv që angazhohen në çfarëdo aktiviteti politik pas emërimit, mirëpo si duket kjo nuk vlen për Havollin!
Përndryshe Sokol Havolli gjithashtu ishte kandidat i pasuksesshëm për deputet në listën e LDK, në zgjedhjet e vitit 2017, gazetametro.