Hashim Thaçi i pikëlluar për vdekjen e Osman Zhitisë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi thotë se është pikëlluar pa masë pas marrjes së lajmit për vdekjen e Osman Zhitisë, babait të Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia.
Sipas tij, Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Ai ishte një burrë i fortë, solidar dhe shumë i respektuar prej të gjithëve. Ngushëllime të sinqerta familjes Zhitia dhe gjithë të afërmve të tyre”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social.