Hasani: Rezoluta e Kuvendit, mesazh që institucionet po e kthejnë vëmendjen tek të rinjtë
Me 74 vota pro dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e propozuar nga LDK-ja për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.
Në seancën e jashtëzakonshme, të gjitha partitë mbështetën rezolutën.
Ndërsa Këshilltari i Kryeministrit, Avdullah Hasani, që është edhe Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re, ka përshëndetur rezolutën e Kuvendit duke u shpreh se Kuvendi i Republikës së Kosovës me këtë rezolutë ka dhënë shpresë të rinjve duke kthyer vëmendjen e shtetit tek të rinjtë.
Hasani po ashtu ka ftuar institucionet e sigurisë së Kosovës ti marrin masat në zbatim të rezolutës.
“Me rezolutën e Kuvendit të Kosovës propozuar nga LDK-ja dhe iniciativën e mëparshme nga Kryeministri Haradinaj, por vërtetohet se institucionet e Republikës po e kthejnë vëmendjen nga problemet e të rinjve, e që në kohen e fundit janë shpeshtuar. Institucionet e sigurisë ta kryejnë punën e tyre, për çka edhe janë aty”.