Hasani: Ndarja territoriale do të shkaktonte dhunë në jug të lumit Ibër
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka komentuar zërat për një shkëmbim të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.
Hasani ka vlerësuar në televizionin T7, se ndarja e Kosovës do të sillte gjakderdhje.
“Ndarja territoriale do të shkaktonte dhunë në jug të lumit Ibër”, ka parashikuar Hasani.
Ai e ka vlerësuar “naivitet” të supozuarit se shkëmbimi i territoreve do të çonte drejt një zgjidhjeje afatgjate.