Hasani flet për vendimin i Gjykatës Kushtetuese
Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e ka komentuar vendimin e Kushtetueses, e cila e shpalli jokushtetues vendimin e Qeverisë Kurti.
Hasani ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është jashtëzakonisht profesional.“Unë që në fillim kam theksuar se ky vendim është jokushtetues. Prandaj, vendimi i sotëm është jashtëzakonisht profesional”, tha ai.
Ai ka theksuar se me këtë vendim nuk është shkelur Kushtetuta, duke e krahasuar këtë vendim të Qeverisë me atë të qeverisë së kaluar në lidhje me dialogun me Serbinë.Sipas Hasanit disa herë Gjykat Kushtetuese ka anuluar ligje dhe kjo nuk është hera e parë.
Tutje Hasani ka thekuar se as Qeveria dhe as Kuvendi nu kanë kanë sanksione Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese disa herë ka anulu ligje të Kuvendit dhe vendime të Qeverisë dhe nuk është kjo hera e parë. Kjo fare nuk ka të bëjë me shkelje kushtetuese në kuptimin e sanksionit kushtetues, as Qeveria as Kuvendi nuk kanë sanksione kushtetuese, i vetmi që ka sanksione të tilla kushtetuese është shefi i shtetit pra Presidenti.”Ai tha se as Qeveria e as Kuvendi nuk e shkelin Kushtetutën, por sipas tij vendimet e këtyre dy organeve mund të rrëzohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
“Vendimi është profesional, ka tregu që vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata nuk e ka anulu vendimin. Sikur ta kishte anulu, do të kishte efekt retroaktiv”, tha ai