Harry Kane në altar, martohet me dashurinë e fëmijërisë (Foto)
Kapiten i Anglisë, Harry Kane, u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Kate Goodland, të cilën e përcakton në mënyrë prekëse: “Shoku më i mirë”. Sulmuesi i Tottenham, Kane, 25 vjeç, u fotografua teksa po i jepte një puthje të butë në ball partneres 26-vjeçare, ditën e martesës së lumtur, dhe e ndau këtë moment në Instagram.
Kane e propozoi për martesë partneren afatgjatë, Kate, në Bahamas. Kjo ndodhi në vitin 2017, ndërkohë që janë bashkë që në shkollë. Çifti ka dy vajza, Ivy dhe Vivienne. Kësisoji, Kane festoi ditën e tij më të gëzuar, pas një periudhe zhgënjimi në fushën e futbollit. Ai postoi këtë mesazh: “Pëfundimisht u martova me shokun tim më të mirë. Të dua!”
Superstari anglez mbante veshur një xhaketë të bardhë me pantallona të zeza, ndërsa Kate me një fustan elegant e të bardhë. Në kulmin e festimeve, Kate postoi një foto, me statusin: “Engjëlli i Harry”. Tani, ajo është edhe bashkëshortja e sulmuesit dhe kapitenit të Anglisë, zyrtarisht.