Haraqija e quan përkthyese Vjosa Osmanin, thotë se e ka shkolluar Hashim Thaçi
Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqia ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ndërsa e ka thënë se Vjosa Osmani është përkthyese dhe është shkolluar nga Hashim Thaçi.
Haraqija ka thënë se shumica e deputetëve sot po merren me Thaçin se sa me punët e tyre që duhet t’i kryenin.
Ai ka akuzuar Vjosa Osmanin, se e ka braktisur kohë më parë presidentin Fatmir Sejdiu, ndërsa edhe tani po e bën të njejtën me Isa Mustafën.
Haraqija ka thënë se Vjosa Osmani është shkolluar në SHBA në kohën kur ishte në zyrën e presidentit Fatmir Sejdiu, pasi në atë kohë e kishte dërguar qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi.
“Zonja Osmani ka punuar në zyre të presidentit Fatmir Sejdiu dhe prej aty ka fituar bursat amerikane dhe në atë kohë ka qenë kryeministër Hashim Thaçi dhe qeveria ka zgjedhur studentët për t’i dërguar në SHBA, sipas marrëveshjes që kishin me universitetet amerikane”, ka thënë Haraqija.
Gjatë debatit Haraqija vazhdimisht i ka quajtur si “përkthyes” Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.