Haradinaj zotohet për ngritjen e nivelit në arsim, shëndetësi dhe fuqizimin e gruas
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është zotuar se do të ngritë nivelin në arsim, shëndetësi dhe fuqizimin e gruas.
Ai ka thënë se tash Kosova është 100% shtet, me ushtri që do të rreshtohet në rreshtin e ushtrive të NATO-së.
“Ne e finalizuam Ligjin për Trepçën. Trepça sot është 100% pronë e Kosovës. Zotohem se do të punoj me përkushtim në ngritjen e nivelit në arsim, shëndetësi dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka thënë Haradinaj.
Ai është zotuar se do të fuqizojë rolin e gruas dhe do ta dënojë ashpër çdo shkelje te të drejtave të grave.
“Do të vazhdojmë punën e fuqizimit të gruas. Do ta dënojmë ashpër çdo shkelje te të drejtave të gruas. Jeta me dinjitet ka kuptim nëse vlen për të gjithë”, ka thënë ai. /FaktePlus
E sponsoruar: Ramush Haradinaj nr 1, koalicioni AAK-PSD #Zgjedhjet2019
E sponsoruar: Ramush Haradinaj nr 1, koalicioni AAK-PSD #Zgjedhjet2019
Gepostet von Fakte + am Samstag, 28. September 2019