Haradinaj viziton Vlorën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot viziton Bashkinë e Vlorës, gjatë të cilës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.
Ai me këtë rast do të takohet me kryebashkiakun Dritan Leli, do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë, si dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.
Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë në Vlorë.
Agjenda:
11:00 – 12:40
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton Bashkinë e Vlorës, Republika e Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite zyrtare kryeministri Haradianj do të zhvillojë këto aktivitete:
11:00 – Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;
11:30 – Vizitë Monumentit të Pavarësisë;
11:50 – Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;
12:10 – Vizitë në Muzeun Historik;
12:40 – Vizitë në Muzeun e Pavarësisë.