Haradinaj uron besimtarët për Ditën e Ashures
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët e Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Ditën e Ashures.
Haradinaj, ka thënë se Dita e Ashures simbolizon sakrificën për paqe, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, porosia e kësaj dite na nxitë të qëndrojmë të bashkuar për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat kulmore.
Postimi i tij i plotë:
Të gjithë besimtarëve të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, iu uroj Ditën e Ashures, që simbolizon sakrifikicën për paqe. Porosia e kësaj dite na nxitë të qëndrojmë të bashkuar për ta ruajtur frymën e besimit në vlerat kulmore./FaktePlus/