Haradinaj ua përmend izolimin, deputetët gjermanë nuk flasin për liberalizimin e vizave
Dy deputetët e Bundestagut nga radhët e CDU-së Peter Bauer dhe Christian Schmidt kanë siguruar se Gjermania mbështet fuqishëm dhe ka rol ndërmjetësues në strukturat e Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave.
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, tha se duam t’i bashkohemi Evropës dhe që qytetarët kosovarë të udhëtojnë sa më shpejtë pa viza.
“Ne jemi Kosovë, dëshirojmë të jemi Kosovë, por po ashtu jemi Evropë dhe dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës, që të udhëtojmë lirë pa viza, shpresoj që kjo ditë të vijë edhe për qytetarët e Kosovë”, tha Haradinaj.
Ndërkaq në lidhje me këtë çështje deputeti gjerman Peter Bauer nuk ceki konkretisht çështjen e liberalizimit të vizave dhe kohën se kur mund të ndodh kjo, por tha se dëshira e tyre është që Kosova ti bashkohet Unionit Evropian.
“Ne falënderojmë përzemërsisht qeverinë dhe vendin tuaj që gjithmonë i ka bërë pritje të përzemërt ushtareve tonë. Dëshira jonë është që Kosova ti bashkohet familjes Evropiane dhe duhet të punoj në këtë drejtim. Tash në prag të zgjedhjeve në BE, ne do të luajmë rol mbështetës për çështjet integruese të Kosovës”, ka thënë Bauer. /FaktePlus.