Haradinaj tregon kush e mbron Kosovën nëse do të kishte luftë me Serbinë
Kërcënimet e kryeministres serbe, Ana Brnabiq, se Serbia mund ta nisë ushtrinë drejt Kosovës, nuk janë shqetësuese për kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se Serbia nuk ka guxim që të nisë ushtarë për në Kosovë, por sipas tij edhe nëse kjo ndodhë, atëherë vendin do ta mbrojnë amerikanët.
“Nuk ka guxim që Serbia të nisë ushtri për në Kosovë. Neve ka kush na mbronë. Vetëm një ushtar amerikan të jetë këtu është e nevojshme. Neve në situata të tilla na mbronë Amerika”, ka thënë kryeministri Haradinaj në një intervistë për Insajderi.
Kreu i ekzekutivit, ka folur edhe për datën kur do të bëhet formimi i Ushtrisë së Kosovës, duke treguar ekskluzivisht për shtetet të cilat janë në përkrahje dhe në kundërshtim të formimit të saj.
Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për formimin e ushtrisë, takimin me komisionerin Johanes Hahn dhe betejën politike mes tij dhe Thaçit. /FaktePlus