Haradinaj thumbon Veselin: Po i bie si 1 prilli kur po thotë se do ta luftojë korrupsionin
Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thumbuar kundërkandidatët e tij nga qyteti i Podujevës.
Së pari ka pasur kritika për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Kadri Veselin për të cilin ka thënë se nuk po di as vet çfarë po flet.
“Kadri Veseli shumicën ato që po i thotë nuk po di çka po thotë. Ai nuk po e di që ligji për legalizim ekziston, e ka bo kjo qeveri, qeveria në të cilën edhe ai ka marrë pjesë në të, në Parlament u votu, ekziston ligji. Ai (Veseli) po thotë kemi me bo ligjin, me i thanë o burr përmirësoje naj amandament a nasjen se na kemi bo ligj”, tha Haradinaj.
Por ai vazhdoj “sulmet” ndaj ish partnerit qeverisës.
“Kadria ka ikë prej anijes, thjuajse t’i nuk ka qenë në anijen qeverisëse që 20 vjet dhe po mundohet 18 muaj që kam udhëheq qeveri, ai me dal i lami e i paqi e me thanë do ta luftojmë korrupsionin. Po i bie si 1 prilli kur Kadri Veseli po flet se do ta luftoi korrupsionin”, shtoi Haradinaj.
Ai më tej dha kritika për LDK-në e Isa Mustafës.
“Si 1 prilli po del edhe kur LDK-ja po thotë e ç’kapim shtetin, kanë qenë në bashkëqeverisje me Hashimin e Kadrinë”, tha Haradinaj.
Ndërsa e “thumboi” edhe kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin.
“Albini po vjen me idetë e veta agrare, janë koncepte që kanë varfëru popujt”, tha Haradinaj.
Ai tha se të gjitha këto kritika janë me peshë, ndërsa shtoi se përpara janë dy Kosova.
“Dy Kosova. Albini, Kadria, Vjosa që tanë janë ka nguten cili po jep më përpara diçka dhe me u duk të moderun, ata çka po japin është për Serbinë, me u heq taksa e tema tjera, dhe me i dalë fjala Vuçiqit. Dhe Kosova e jona 100 % shtet, miku mik, po na jemi zot shtëpie, e kojshisë po i tregojna njëherë e përgjithmonë se i ka vdek nana atij vakti me vendos çka bohet në Kosovë”, tha Haradinaj.