Haradinaj thotë se Kurti është Kryeministri i parë që ka shkelë Kushtetutën e Kosovës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka krahasuar sot Albin Kutin me liderin e Venezuelës, Nikolas Maduro.
Gjatë bisedës për Frontal, Haradinaj ka thënë se ata që po e rrethojnë kryeministrin në detyrë po e krijojnë një Maduro që sipas tij është rrezik për Kosovën.
“Ata që janë rreth tij janë tu e qu kah rruga e Madures, po krijojnë një Maduro në Kosovë, është keq për të, vendin, edhe rajonin. Nuk ka logjikë që kryeministrin e Kosovës me i mbarojnë një Zizek. E kanë kap një e majtë të çuditshëm, po e qojnë këtë vend te një Maduro”, ka thënë Haradanaj.
Haradinaj ka thënë që Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm që e ka shkelë kushtetutën madje në një temë shumë të rëndësishme.
“Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm që e ka shkelë kushtetutën madje në një temë shumë të rëndësishme. Nuk po flasim për moral se është larg, por duhet me reflektu pas këtij vendimi të qeverisë”, ka thënë Haradinaj.