Haradinaj thotë se koncepti 100% shtet siguron epokë të artë për biznesin privat
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka vizituar disa ndërmarrje prodhuese në Viti, me të cilat është shprehur i impresionuar për punën dhe vullnetin që kanë për prodhime cilësore.
“Impresionues vullneti për prodhim cilësor, me teknologji moderne dhe synim të depërtimit në tregjet e BE-së, në ndërmarrjen “Vinex” të Vitisë, me pronar Isuf Zukën, që ka mbi 60 të punësuar”, ka thënë Haradinaj.
Me tutje Haradinaj ka theksuar se pos heqjes së tatimit për lëndën e parë, janë zotuar për lirim edhe nga akciza të mjeteve të transportit që i dedikohen prodhimit.
“Në Vinex është kuptuar drejt të qenurit vetvetja, qind për qind Kosovë. Pos heqjes së tatimit për lëndën e parë dhe makineritë prodhuese, jemi zotuar se do të lirojmë nga akciza edhe mjetet e transportit që i dedikohen prodhimit, kurse shteti do të paguajë gjysmën e pagës për secilin punësim fillestar.
Pretendenti për kryeministër Ramush Haradinaj ka shtuar se koncepti 100% shtet siguron epokë të artë për biznesin privat dhe veprimtarinë prodhuese. /FaktePlus