Haradinaj thotë se dorëheqja e Thaçit s’ka peshë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me ftesën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçi.
Ai nuk beson që ftesa e tyre ishte “atentat” ndaj amerikanëve.
Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit kur u ftua nga kjo Gjykatë, ndërsa Presidenti shkon në Hagë duke e mbajtur pozitën e tij.
Ai thotë që dorëheqja e Thaçit nuk e ndryshon gjendjen, s’ka peshë tani.
“Kur ki propozim aktakuzë, dorëheqja s’ka peshë”, është shprehur Haradinaj në T7.
“Nuk e di për çka është fituar, mirëpo presidenti ka dhënë deklarata edhe me herët, por Prokurori nuk e përdori”, tha Haradinaj.
“Çështja e dorëheqjes nuk është cështje kyqe në këtë rast”.
“Këtë herë është më rëndësi totali se si menaxhohet kjo, e jo vetëm dorëheqja”, shtoi Haradinaj.