Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka publikuar një fotografi me Zaevin.
Haradinaj në mbishkrimin e kësaj fotografie, Zaevin e ka cilësuar si mik të mirë.
Postimi i plotë i Haardinajt:
Bisedë miqësore me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sonte në Shkup.
Gjithmonë kënaqësi të bashkohemi me miq të mirë!