Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan: Marrëdhëniet Kosovë-ShBA të pacenueshme

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Kreu i ekzekutivit kosovar, ka thënë se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së.
“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”, ka shkruar Haradinaj. /FaktePlus