Haradinaj – Stublla priti ambasadoren e Francës, kërkon përmbylljen e procesit për liberalizimin e vizave
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Hardinaj – Stublla, përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook ka bërë të ditur se sot është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj.Marie Christine Butel.
Haradinaj – Stublla ndër të tjera ka ritheksuar gatishmërinë e Qeverisë për dialog me Serbinë, me parime të paprekshmërisë së kufinjve ekzistues.
Ky është postimi i plotë:
Kosova dhe Franca kanë raporte të ndërtuara mbi parimet demokratike dhe bashkëpunuese, që e bëjnë Francën një prej aleatve tanë në proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit.
Sot në një takim me Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj.Marie Christine Butel, theksova nevojën urgjente dhe padrejtësisht të tejzgjatur të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave.
Ritheksova gadishmërinë e Qeverisë për dialog me Serbinë, duke respektuar parimet e paprekshmërisë së kufinjve ekzistues, ruajtjen e rendit kushtetues dhe karakterit unitar të Kosovës.