Haradinaj-Stublla: Gjermania është krah i yni i fortë në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës
Siç njofton kumtesa, kryediplomatja e Kosovës e bëri këtë vlerësim në takimin që zhvilloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.
Ministrja Haradinaj-Stublla e ka falënderuar përzemërsisht Ambasadorin Heldt për kontributin që Gjermania ka dhënë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës.
“Dyert e hapura nga Gjermania për diasporën tonë atje, janë kthyer në rotorin ekonomik të shtetit tonë”, tha Ministrja Haradinaj- Stublla.
Po ashtu, kryediplomatja e Kosovës ka shprehur mirënjohjen për këmbënguljen e Gjermanisë dhe Kancelares Angela Merkel, në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.