Haradinaj-Stublla flet me kryediplomatin e Omanit, flasin për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një video konferencë me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Albusaidi, ku u diskutua nevoja e thellimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Omanit.
“U dakorduam me Z. AlBusaidi se dialogu dypalësh është i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve midis shteteve, në përfaqësimin e interesave të popujve tanë, duke shënuar se Marrëveshja e normalizimit ekonomik midis Kosovës e Serbisë është një hap përpara për garantimin e paqes dhe stabilitetit për rajonin tonë e shtetet përkatëse”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në Facebook.
Në vazhdën e sesionit të 75-të të UNGA, mbajtëm sot një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Omanit Z. Sayyid Badr…
Julkaissut Meliza Haradinaj-Stublla Maanantaina 28. syyskuuta 2020