Haradinaj sot takohet me një zyrtar të Britanisë së Madhe
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme pret në takim drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
Sipas një njoftimi takimi mbahet në orën 13:20 në ndërtesën e Qeverisë.
Kujtojmë se dje Haradinaj pati mysafirë nga Gjermania. Ishin dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg që kanë dhënë qëndrimin e Gjermanisë lidhur me taksën ndaj produkteve serbe.
Së fundmi në Kosovë kanë qëndruar edhe zyrtarë të lartë amerikanë nga administrata e presidentit Donald Trump.