Haradinaj sot mban tubim të madh me qytetaret e Pejës
Sot në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë, kryeministri në detyrë Haradinaj do të mbajë një tubim me qytetarë.
Sipas njoftimit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), tubimi do të jetë i madh dhe prezent do të ketë shumë qytetarë.
Haradinaj në kuadër të AAK-së dhe koalicionit me PSD-në, ka mbajtur dhjetëra takimet ditëve të fundit në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Ai për çdo ditë po prezanton pjesë të programit qeverisës dhe zotimet e tij të dhëna pak ditë më parë.
Siç bëhet e ditur, tubimi do të fillojë nga ora 18:00.