Haradinaj “shpërthen” ndaj prokurorit: Mos spekulo mem kallzu mu, duhet ta paguani çmimin
“Në këtë formë që po shkon kjo prokurori, e kundërshtoj qind për qind këtë prokurori. Kom pas veç një alternativë, vec me lëshu Kosovën si në kohën e Titos, s’kom dashtë me persëritë ma ata, me lëshu vendin tim.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka shpërthyer sot në akuza ndaj Prokurorit të Speciales në gjykimin e tij”.
Në pyetjen e prokurorit se a i ishte drejtuar dëshmitarëve në konferencën ku njoftonte për dosjet e rrjedhura, Haradinaj i është drejtuar me indinjatë atij duke i thënë “mos spekulo”.
“Unë këto po t’i përsëris edhe njëherë. Mos spekulo mu mem kallzu kujt i thash unë. T’u kom drejtu ty unë për skandalin që keni ba. Juve ju kom drejtu, juve për skandalin. Ju e keni shkatrru vetveten. Dëmet i keni kriju ju me fajin dhe qëllimin juaj. Nuk dua të besoj që në këtë prokurori ka analfabetë. Ju jeni ata që duhet me pagu këtë çmim. Dikush nga ju është dashtë me kanë i ulun këtu”, tha ai.
“Nuk dihet se sa kuj ma i keni dërgu këtë dërgesë që na keni dërgu këtë dërgesë. Ju keni pas mundësi me ja qu kujtdo”, ka thënë Haradinaj tutje.